Press "Enter" to skip to content

Gjuha shqipe 4 – Mëso, përgjigju, argumento!

Editor 0

Aplikacioni për klasat e katërta të shkollës 9-vjeçare, përbëhet nga teste: pyetje me disa përgjigje, pyetje me përgjigje të shumëfishtë, për çdo temë mësimore. I vlefshëm për nxënësit, mësuesit e prindërit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e diasporë për të gjitha javët e vitit shkollor sipas programit të miratuar nga Ministria e Arsimit.
Testet e këtij aplikacioni janë shkallë të sigurta, për fletët e reja të vlerësimit të kompetencave në situata të ngjashme për rritjen e njohurive të qëndrueshme. Duke përmirësuar të nxënit afatgjatë nxënësi ecën, ngjitet pa stres tek testet që zhvillohen pas 25-30 orëve, tremujore, tek ato semestrale e përfundimtare për të gjithë lëndën e Gjuhës shqipe 4, të realizuara nga çfarëdo niveli kontrollues.
• Mjet didaktik për dijen digjitale, shoqëron mësimin e zhvilluar në klasë duke realizuar kompetencën e të nxënit afatgjatë tërësisht.
• Përvoja e kënaqshme që fitohet nga realizimi, dialogu i zgjidhjes së suksesshme e bën nxënësin të mësojë në mënyrë efikase, ta ruajë më gjatë njohuritë gjuhësore nëpërmjet këtij mjeti didaktik.
• Aftësim, efekt, dhe gatishmëri për matjen e njohurive për klasën e katërt të arsimit 9-vjeçar.
• Përmirëson të nxënit afatgjatë për rritjen e njohurive të qëndrueshme të orëve: flasim, shkruajmë, njohuri për gjuhën, drejtshkrim.
• Njohuritë e reja gjuhësore: në tremujor, gjatë semestrit, vitit shkollor, për të gjithë lëndën “Gjuha shqipe 4”, kërkojnë edhe dije digjitale, me mjete didaktike, aplikacione të eksperimentuara.

Gjuha shqipe 4 – Mëso, përgjigju, argumento! :

Comments are closed.